SEGA e hapur ndaj mundësisë për të sjellë Serinë Yakuza dhe Persona në PC

SEGA e hapur ndaj mundësisë për të sjellë Serinë Yakuza dhe Persona në PC

Në një intervistë të fundit, John Clark, zyrtar i SEGA ka hapur mundësitë për më shumë lojëra të kompanisë së tij në PC.
Në një intervistë për PC Gamer u fol në veçanti për serinë Yakuza dhe Persona, dy nga lojërat më popullore të shtëpisë Japoneze në mbar botën.
“Nëse u kërkoj të më stiloni një listë prej dhjetë lojërash të cilat do të donit në PC, nuk do të ishte e ndryshme nga lista të cilat ne kemi hartuar vetë”, shpjegoj Clark.

Yakuza “është në këtë listë, natyrisht, është diçka që ne jemi duke folur për… do të ishte e mrekullueshme për tua sjellë audiencës PC.” E njëjta gjë për Persona: “Sigurisht, nuk mund të përjashtojmë asgjë,” tha Clark.

Loja e ardhshme e serisë Yakuza, Yakuza Kiwami, do të dalë në Perëndim në Gusht të këtij viti.