SEGA Zyrtarizon Daljen e Vanquish Në PC

SEGA Zyrtarizon Daljen e Vanquish Në PC


Pas zërave të fundit Sega më në fund ka zyrtarizuar daljen e lojës së saj aksion Vanquish me 25 Maj.
Loja është e disponueshme në steam për para-blerje që tani, versioni Digital Deluxe Edition ofrohet deri me 25 maj, cka perfshin disa figura, dhe kenget origjinale nga loja.
Gjithashtu ata që kanë ose blejnë Bayonetta-n brenda 25 Majit përfitojnë 25% ulje kur para-blejnë Vanquish.
Vanquish është një lojë aksion Sci-fi në vet të tret i furishëm dhe epik, dhe është drejtuar nga Shinji Mikami, krijuesi i serisë Resident Evil dhe organizatori prapa kryevepra të tilla si Bayonetta dhe Okami.
Në rolin e Sam Gedeonit, operativ DARPA, lojtarët do të veshin një armaturë të fuqishme, si dhe do të kenë në dispozicion një arsenal të madh armesh, për ti bere ballë luftës teknologjike të furishme.
Versioni PC i Vanquish, ofron mbështetjet për 4K, 60fps, si dhe një shumëllojshmëri opsionesh grafik.
Poshtë gjeni dhe kërkesat.

Minimale
OS: Microsoft Windows 7 / 8 (8.1) / 10
CPU: Intel Core i3 (2.9 GHz) or AMD equivalent
RAM: 4 GB di RAM
GPU: Nvidia GeForce 460 / AMD Radeon 5670 [2GB]
Ndërfaqja DirectX 9.0c
Hapësira e kërkuar: 20 GB

Të këshillueshme
OS: Microsoft Windows 7 / 8 (8.1) / 10
CPU: Intel Core i5 (3.4 GHz) or AMD equivalent
RAM: 8 GB di RAM
GPU: Nvidia GeForce 660 Ti / AMD Radeon R9 270 [2GB]
Ndërfaqja DirectX 9.0c
Hapësira e kërkuar: 20 GB