Patrick Schur publikoj të dhëna të reja në lidhje me cipin Navi 22. Ky çip pritet të vendoset në segmentin e mesëm të serisë Radeon RX 6000. Navi 22 nuk është më një mister për ne. Si Navi 21 dhe Navi 23, u zbulua përmes përditësimit të firmware të macOS, i cili konfirmoj se Navi 22 përmban deri në 40 Njësi të Llogaritjes CU. I njëjti numër i CU-ve me Navi 10 nga gjenerata e mëparshme RDNA. Seria e ardhshme Radeon RX 6700 do të pasojë serinë RX 5700 me të njëjtën numër CU, por me gjithë efikasitetin e konsumit, dhe shpejtësi më të larta të frekuencës, kartat pritet të jenë dukshëm më e shpejt.
Informacioni i ri nga Patrick hedh dritë mbi kërkesat e konsumit për modelet e ardhshme. Sipas tij, Navi 22 XT, i cili pritet të përdoret nga Radeon RX 6700 XT, besohet se do të konsumoje 186 deri 211W. Më e ulët se RX 5700 XT, e cila kishte një konsum të energjisë prej 225W. Ndërsa RX 6700 jo-XT, që besohet të ketë Navi 21 XL, do të kërkonte midis 146 deri 156W. Kjo vlerë është më e ulët se seria RX 5700 jo-X gjithashtu (180W).
Ndryshe nga Navi 21, 22 është e pajisur me memorje 12 ose 6 GB 192-bit. Seria Radeon RX 6700/XT pritet të dal në Janar 2021, dhe do rivalizojë GeForce RTX 3060/Ti.
AMD Radeon RX 6000 Series Specifications (Ende jo Zyrtare) | |||||
---|---|---|---|---|---|
Radeon RX 6900XT | Radeon RX 6800XT | Radeon RX 6800 | Radeon RX 6700XT | Radeon RX 6700 | |
GPU | Navi 21 XTX | Navi 21 XT | Navi 21 XL | Navi 22 | Navi 22 |
Compute Units | TBC | ||||
Boost Clock | TBC | TBC | |||
Memory | TBC | ||||
Memory Bus | |||||
Memory Speed | TBC | TBC | |||
TGP | |||||
Launch Date | December 2020 | November 2020 | November 2020 | January 2021 | January 2021 |