Gjithçka në lidhje me serinë Ampere mbahet nën fshehtësi të plotë nga NVIDIA, megjithatë raportet se data e lëshimit është më afër se sa pritej. Uebfaqja Franceze overclocking raporton se sipas burimeve të tyre, ata mendojnë se Nvidia do të shpallë RTX-in e saj të ardhshëm muajin tjetër në Gusht. Disponueshmëria zyrtare do të jetë e menjëhershme (versionet Founders Edition) dhe kartat nga partnerët mund të vijnë në Shtator. Ky informacion i fundit u kontrollua nga 2 burime të ndryshme, pretendojnë ata. Një prezantim në Shtator ka kuptim më të madh, pasi në atë kohë do të mbahet edhe evenimenti IFA që do të zhvillohet në Berlin. Sidoqoftë, ekziston dhe një mundësi tjetër, që mund të shohim njoftime gjatë Gamescom, e cila është planifikuar për 26-29 Gusht, çka është në përputhje me atë që raportojnë Francezët e overclocking.
