AMD ka njoftuar prodhuesit e ndryshëm se kartat e reja të serive 5500 do të dalin në 12 dhjetor 2019. Seria e kartave NAVI14 do të jetë përgjigja e AMD ndaj kartave GTX 1650 Super të Nvidia, madje mund të zëvendësojnë edhe modelet e serive RX580 / RX590. RX 5500 do të ketë 1408 Stream processor, me frekuencë bazë 1670 MHz dhe 1845 MHz gaming, një lidhës ushqimi 8-pin dhe memorje 4 GB GDDR6, 14 Gbps, 128-bit. Për momentin çmimi i sugjeruar nuk dihet ende, por sipas një burimi nga Kinezët e ITHome, nuk kemi për të pritur gjatë.