You are currently viewing Sezoni i Parë i Lojës The Walking Dead Falas Për Një Kohë Të Limituar

Sezoni i Parë i Lojës The Walking Dead Falas Për Një Kohë Të Limituar


Dyqani i Humble Bundle sot nis fundin e ofertave verore dhe me këtë rast po jep një lojë falas.
Loja në fjalë është sezoni i parë i famshëm i serisë “The Walking Dead” e vitit 2012 nga Telltale Games.
Kemi pasur vazhdimësi të shumta në Walking Dead gjatë viteve, me sezonin e katërt dhe të fundit të serisë që do të mbërrijë në vitin 2018.
Megjithatë, stili dhe cilësia e tregimit në sezonin e parë vunë kufij shumë të lartë, në fakt shumë fansa ende besojnë se sezoni i parë i Walking Dead është loja më e mirë që Telltale ka prodhuar ndonjëherë.

Për shkarkim kliko KËTU!