Shkallë e lartë e dështimit për RTX 2080 Ti?

Shkallë e lartë e dështimit për RTX 2080 Ti?

Ka disa ditë tashmë që interneti po kumbon nga ankesat e pronarëve të RTX 2080 Ti, forumet e Nvidia-s janë të mbush plotë me ankesa.
Problemet e raportuara janë të ndryshme, disa shfaqin BSOD të papritura, disa korruptim të ekranit, dhe karta të tjera thjesht marrin fund. Këto probleme nuk duket të jenë të lidhur me modifikimin e frekuencave ose e vlerave të tjera të kartës, ç’ka e bënë çështjen akoma më serioze.
Megjithatë, është e vështirë për të përcaktuar nivelin e dështimeve nga thjeshtë raportimet e forumeve, por diçka duket se po ndodh.
Nga ç’është raportor duket se modeli referencë i Nvidia-s ‘founder editions’ RTX 2080 Ti, paraqet defektet më të mëdha. Por raporte ka pasuar edhe për modelet Gigabyte edhe ASUS edhe pse shumë herë më pak.
Nvidia u përgjigj duke thënë se numri i problemeve nuk është në rritje dhe se ata “po punojmë me secilin përdorues individualisht si gjithmonë”.

Burimi Guru3d.