Shkrepim 93 milion selfie në ditë

Shkrepim 93 milion selfie në ditë

Ekziston një retorikë në lidhje me përdorimin e smartphone-it dhe ndërhyrjen e tij në punët e jetës së përditshme që e dëgjojmë shpesh,   “ngele me telefon në dorë”. Me sa duket, një nga aktivitetet me të cilat njerëzit preferojnë të angazhohen, përmes telefonit, është bërja e selfie.  Sipas numrave plot 93 milion selfie bëhen në ditë, ose më shumë se 1000 për sekondë.
Profesori Giovanni Stanghellini, i intervistuar nga ANSA.it, thotë se është një mjet që na çon të vlerësojmë ekzistencën tonë vetëm në rast se vërehet nga dikush.  Nuk ka dyshim se në tendencën e përdoruesve për tu bërë të pa vdekshëm në përmjet fotografisë ekziston qëllimi për tu vet pëlqyer ose për ti pëlqyer dikujt – ose, madje, edhe për t’i bërë të tjerët pjesëmarrës në aktivitetet e tyre.

Se si do të vazhdojë të ndikojë e gjithë kjo në mënyrën se si tregohemi ose  lidhemi me dikë, sigurisht që do ta zbulojmë më qartë në vitet në vazhdim. Tani për tani, ajo që dihet është se hapësira e ruajtjes së të gjithë telefonave tanë është e zënë, për një pjesë të mirë, nga selfie – sipas këtyre të dhënave.