Shpallet Battlefield V

Shpallet Battlefield V

EA dhe DICE kanë zbuluar zyrtarisht Battlefield V, kapitulli i ri i serisë është i ambientuar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Loja do të shohë kthimin e mirëpritur të tregimeve të luftës [single player], përveç modalitetit të bashkëpunimit co-op të quajtur Combined Arms dhe modalitetin multiplayer, të rishikuar dhe të përmirësuar. Battlefield V do të jetë në dispozicion nga 19 Tetori i 2018.
Gjithashtu gjatë zbulimit të lojës, Electronic Arts dhe DICE kanë konfirmuar se Battlefield V nuk do të ketë asnjë Season Pass, pra përmbajtjet e reja pas daljes së lojës do të jenë falas për të gjithë.