Pak pasi loja u shfaq në Amazon, THQ Nordic njoftoi zyrtarisht se Darksiders III do të debutojë në PC dhe Console në 2018.
Darksiders III një lojë hack-and-slash një përzierje elementesh nga lojërat e famshme si Legend of Zelda dhe god of War. Seria rrotullohet rreth katër kalorësve të Apokalipsit, në një skenar ku përfshihen tradhëti, hakmarrje dhe një numër i madh vrasjesh. Loja e parë pati si protagonist War, e dyta Death dhe e treta do të fokusohet tek Fury, që do të përpiqet të mposhtë shtatë mëkatet vdekjeprurëse.
Loja po punohet nga ekipi Gunfire Games, që gjithashtu është përgjegjës për dy të parat.
Loja do të dalë diku nga Viti tjetër, por kërkesat minimale janë publikuar që tani për të krijuar një ide fillestare.
Gunfire Games tha se kërkesat do të ndryshojnë përgjatë procesit të punimit.
– OS: Windows 7 / 8 / 10 64 bit
– CPU: Intel Core i5-2400, AMD FX-6100, ose më të mirë
– RAM: 6 GB RAM
– GPU: Shader Model 5 GPU me 2GB VRAM
– Ndërfaqja: DirectX 11
– Hapësira e kërkuar: 15 GB