Middle-earth: Shadow of War, është shpallur zyrtarisht nga Warner Bros.
Loja do të punohet nga studioja Monolith Productions.
Poshtë mund të shihni dhe videon e shpalljes.
Në Middle-earth: Shadow of War lojtarët fitojnë një unazë të re magjike dhe ballafaqohen me armiq vdekjeprurës, ku përfshihet Sauron dhe Nazgul i tij, në një betejë memoriale për Middle-earth [botën e mesme].
Loja aksion-aventurë dhe botë e hapur vjen në jetë nëpërmjet zgjerimit të sistemit shumë të vlerësuar Nemesis.
Personalizimet e fuqishme nga loja e parë janë aplikuar tashmë në të gjithë botën, ku mjediset dhe karakteret janë të formuar nga veprimet dhe vendimet e lojtarit, duke krijuar një botë unike për çdo gameplay, çka rrit vlerën e ripërsëritjes.
Si surprizë vinë edhe kërkesat minimale dhe të këshillueshme për lojën, gati gjashtë Muaj para daljes në treg.
Minimale
OS: Windows 7 SP1
CPU: Intel i5- 2550K, 3.4 GHz
RAM: 8 GB
GPU: GeForce 670 | Radeon HD 7950
Ndërfaqja: DirectX 11
Hapësira e kërkuar: 60 GB
Të këshillueshme
OS: Windows 10 version 14393.102 or higher required
CPU: Intel Core i7-3770, 3.4 GHz
RAM: 16 GB RAM
GPU: GeForce 970 or GeForce 1060 | Radeon R9 290X or Radeon RX 480
Ndërfaqja: DirectX 11
Hapësira e kërkuar: 60 GB
Loja del me 25 Gusht të këtij viti, dhe normalisht nuk mungojnë dhe budallallëqet e zakonshme që ofrojnë material shtesë, versioni flori 100€ dhe argjendtë 80€.