You are currently viewing Shpallet Zyrtarisht Call of Duty: WWII – Do Të Dalë Me 3 Nëntor

Shpallet Zyrtarisht Call of Duty: WWII – Do Të Dalë Me 3 Nëntor

Pas thashethemeve të para, vjen dhe zyrtarizimi nga Activision.
Dje kompania tregojë për herë të parë lojën me një video trailer i marrë nga gameplay i lojës.

Call of Duty: WWII do të tregojë historinë e një grupi të famshëm ushtarësh të luftës së dytë botërore, Divizioni i parë i këmbësorisë, ose ndryshe i quajtur ‘Big Red One’.
Protagonisti kryesorë do të jetë ‘Red’ Daniels, Një rekrutë i ri që u bashkua zbarkimit në plazhet e Normandisë, shoqëruar nga shoku i tij më i mirë, Robert Zussman. Sipas Sledgehammer Games, Call of Duty: WWII nuk do të ketë rigjenerimin e shëndetit dhe municion pa fund. Çka do të shty lojtarin të bëj kujdes në aksionet e tij, dhe të kërkoj për municion skundrës, apo mjekut për jetë, pak a shumë si në lojërat Battlefield.

Për saj i përket Multiplayer, do të mësojmë më shumë gjatë E3, por informacionet e para nuk mungojmë.
Përveç Zombit në kooperativë, mësojmë se loja do të ketë 3 modalitete të reja.

– War: është një modalitet asimetrik në bazë të tregimit, i cili do t’ju lejojë të rijetoni disa nga betejat historike mes Boshtit dhe Aleatëve.

– Divisions: një qasje e re për klasat e personalizuara dhe personalizimin e betejave, ky modalitet do të mundësojë përparim në rangje të ndryshëm.

– Headquarters: një hapësirë sociale për Call of Duty, ku lojtarët mund të bashkëveprojnë me miqtë, ose konkurrojnë.

Loja do të dalë më 3 Nëntor të këtij Viti, rezervimet janë hapur në Steam, dhe nuk mungojnë dhe variantet e gllabërimit të lekëve si, Deluxe Edtion, Pro Edition ku përfshihet dhe Seson Pass.