Si të rrisim nivelin e profilit Steam falas me kartat e ‘Intergalactic Steam Summer Sale’

Si të rrisim nivelin e profilit Steam falas me kartat e ‘Intergalactic Steam Summer Sale’

Steam ofron gjithmonë një medalje në lidhje me uljet sezonale, përveç mini lojërave dhe dhuratave të tjera.
Këtë verë do të kemi në dispozicion plotë 6 karta çdo ditë deri me 5 Korrik.
Për të fituar këto karta ju duhet të bëni 2 veprime.
E para të luani mini lojën verore që gjendet në faqen home të Steam, dhe e dyta të shfletoni katalogun e lojërave të këshilluara që gjendet po në faqen home.

Ju mjafton të luani 3 herë në dit lojën për të fituar 3 karta.

Për të marrë tre kartat e tjera duhet të shfletoni 3 herë katalogun e lojërave të këshilluara.

Pasi të keni grumbulluar kartat e nevojshme, duhet të shkoni tek profili i juaj i Steam, klikoni tek niveli i profilit, pastaj Intergalactic Steam Summer Sale.
Këtu mund të vëreni kartat e grumbulluar, kur ti keni të gjitha një opsion do të shfaqet në të djathtë të ekranit nga ku mund të merrni xp-t për të rritur nivelin e profilit tuaj.