Sisteme të veçanta open-source

Sisteme të veçanta open-source

Ashtu si ne, shumë  veta kan nostalgji për lojërat e vjetra. Fakti që na shkon mëndja na shtyu që të kontrollojm disa sisteme operimi, ku mund ti luajm këto lojëra. Sistemet linux janë ato sisteme ku ne duhet të përqëndrohemi, pasi janë open-source.

Kërkimi jonë ishte me sukses, pasi gjetëm një OS që quhej Lakka OS. Ky sistem përfshin një shumllojshmëri emulatorësh.

 

Lakka OS

Lakka OS

Sistem I bazuar tek RetroArch emulator. Gjithçka në këtë sistem është I lehtë për tu perdorur, projektimi I ndërfaqes është si PSP. Lojërat janë të thjeshta për tu hedhur, mjafton një USB edhe mund ti kalojm në HDD. Tek Lakka OS njihen levat e PS3, PS2, XBOX, XBOX360 , por që të njihen duhet të jenë origjinale. Optimizimi I këtij sistemi është maksimal, sa që mjafton një PC me parametra low-end të luash lojërat pa ngecje. Duhet të keni parasysh që për të njohur disa emulator duhet të instaloni BIOS-et përkatës. Lakka njeh vetëm particionet MBR, kështu që nëse jeni në GPT mundet që mos të ju njoh HDD.

Detajet I gjeni tek faqja zyrtare .

Emulatorët që përfshin ky sistem janë këto.

 

Sistemi I mësipërm ishte më shumë për brezat e viteve 80-90-2000. Ne duam që të ju rekomandojmë edhe një sistem për brezat e rinj, që mos të kemi hatërmbetje :P. Sistemi I ri quhet Prime OS edhe është një emulator Android në vetvete.

 

Prime OS

Prime OS

Sistem I bazuar në linux. Optimizimi I këtij sistemi për programet e android edhe lojërat është mahnitës. Para se të provonim këtë sistem ne ishim mësuar me emulator të ndryshëm, ku përdorin VT(virtualization technology) të CPU-ve. Optimizimi I këtyre emulatorëve nuk përafrohet fare me Prime OS. Nëse keni dëshirë të luani lojëra për android, por telefoni juaj nuk I ka parametrat e duhura, atëherë instaloni Prime OS në një hapsirë të dytë tek HDD juaj (nuk është nevoja të fshini sistemin që keni ndërkohë).

Faqja zyrtare është këtu.