Software-i Popullor CCleaner Infektohet Me Virus

Software-i Popullor CCleaner Infektohet Me Virus

Software-i popullor CCleaner i cili rrit rendimentin e kompjuterit, duke fshirë historinë e browser-it, si dhe rregullimin e regjistrit, është infektuar me virus.
Zbulimin e bëri Talos, një degë e kompanisë së sigurimit Cisco, hakerët kanë qenë në gjendje të injektojnë malware pasi hackuan kompaninë Britanike Piriform, e cila zhvillon CCleaner.
Sipas statistikave, programi shkarkohet pesë milionë herë në javë për PC dhe telefonat Android, kështu që me shumë gjasa ndër personat e infektuar mund të jesh edhe ti.
CCleaner përdor një çertifikatë dixhitale që lejon kompjuterët të besojnë automatikisht programin gjatë instalimit.
Piriform rekomandon përdoruesit e versionit CCleaner 5.33.6162 dhe CCleaner Cloud 1.07.3191 të shkarkojnë versionet e reja të softuerit, pasi programi nuk rifreskohet automatikisht.

Burimi: Guru3d