You are currently viewing Sony Mashtroi- Watch Dogs Nuk Do Të Jetë Me 1080p Apo 60fps Në PS4

Sony Mashtroi- Watch Dogs Nuk Do Të Jetë Me 1080p Apo 60fps Në PS4

Mesa duket Sony para disa ditësh ka thënë se loja “Watch Dogs” do luhet në PS4 me rezolucion 1080p dhe me 60fps në një mënyrë që vetëm PS4 mund ta ofrojë!
Konkretisht, Sony ka bërë një përshkrim të tillë për lojën: “Hack-o çdo gjë ndërsa përparon nëpër Chicagon nëntokësore ndërkohë që përjeton Watch Dogs në një mënyrë që vetëm PS4 mund ta ofrojë, me 60fps në 1080p.” Mesa duket këtë deklaratë e kanë hequr më vonë pasi vetë projektuesi i lojës UBISOFT ka nxjerrur përshkrimet dhe specifikimet mbi lojën ku në realitet loja do luhet me rezolucion 900p me 30fps në PS4 dhe me rezolucion 792p me 30fps në Xbox One.

Home-Page-Carousel-Aiden_Gun_Down_99826

Kjo është loja e dytë me famë të madhe e cila nuk e arrin dot objektivin e 1080p të Sony-t për konsolat siç ndodhi edhe me Battlefield 4.

Tani, nga ana teknike kuptohet pse në fakt konsolat si PS4, Xbox One etj, etj nuk arrijnë të përmbushin objektivat për rezolucione të larta pasi është e pamundur nga këndvështrimi i pjesëve të ngurta(Hardware) me të cilët janë ndërtuar konsolat. Që një konsolë të realizojë objektiva si: “të luash një lojë si Watch Dogs me opsionet në MAKSIMUM dhe me rezolucione minimale Full HD 1080p, duhet thjeshtë të ketë pjesët përbërëse të një PC-je të mirë dhe të ketë një kosto prej më shumë se 650 Euro, gjë kjo e pamundur pasi njerëzit nuk do mund ta blinin më dhe do ngelej vetëm PC në qarkullim. Qëllimi i konsolit ky ka qënë gjithmonë, “të luash lojra me kosto minimale,” që e përkthyer ndryshe do të thotë, “harroji opsionet Ultra High dhe mundësisht 1080p.” Mos harrojmë që sapo ha hyrë epoka e rezolucioneve 4K, 2160p, po tani si do i bëhet halli konsolave?
Në fakt ajo që nuk e kuptojmë dot është, pse e gjithë kjo luftë për konsolat që duan të bëhen me zor edhe PC!! Duam të themi se a nuk janë gjërat mjaft të qarta në këtë këndvështim?

Burimi nga KITGURU