Sony shpall lojën Horizon Zero Dawn për PC – “Të hapur për eksperimente dhe ide të reja”

Sony shpall lojën Horizon Zero Dawn për PC – “Të hapur për eksperimente dhe ide të reja”

Hermen Hulst, kreu i Sony Interactive Entertainment Worldwide Studios, njoftoi sot ardhjen e Horizon Zero Dawn në PC gjatë verës. Së bashku me këtë njoftim erdhi edhe sqarimi se nuk ka plane në lidhje me sjelljen e titujve të tjerë PlayStation drejt PC. Sidoqoftë, “në të njëjtën kohë”, Hulst shpjegoi se janë të hapur në lidhje me “eksperimentime, dhe ide të reja”.  “Do të shohin se si do të funksionojë”, shtoi Hollandezi, duke nënvizuar qasjen e tij “shumë të hapur” ndaj temës. “Unë mendoj se kjo është me të vërtetë pjesë e ADN-së së Worldwide Studios,” tha Hulst në një intervistë me PlayStation Blog.