Për të festuar lëshimin e nesërm të Starpoint Gemini Warlords, Iceberg Interactive dhe Little Green Men Games shpallin një ofertë ekskluzive për Steam.
Për një kohë të limituar, loja Starpoint Gemini 2 është e disponueshme pa pagesë nga e Hëna 5/22 18:00 deri të Mërkurën 5/24 18:00, në Steam.
Starpoint Gemini 2 na shpie përsëri në sistemin e yjeve i quajtur Gemini. Forcat e Perandorisë së Tokës u përpqën përsëri të pushtojnë Gemini-n, por sjellja e tyre e çuditshme dhe shfaqja e disa forcave sekrete të panjohura nga hapësirat kryesore të Perandorisë sugjerojnë se diçka më e rëndësishme po ndodh prapa skenës, diçka më e madhe se Perandoria, pushtimi i tyre dhe ndoshta edhe më i madh se vetë Gemini…
Përveç grafikut të përmirësuar në mënyrë dramatike, ekipi LGM ka adoptuar shumë sugjerime nga fansat. Lojtarët tani do të gëzojnë mjedis të plotë 3D, liri të plotë në përzgjedhjen e një rruge individuale drejt fitores, dhe kontroll më të drejtpërdrejt të luftimit.