Pas zyrtarizimit të arkitekturës së re Turing, interneti ka shpërthyer në zëra të shumtë rreth modeleve Gaming.
Së pari, dua t’ju rikujtoj se këto janë vetëm zëra, asgjë e konfirmuar zyrtarisht.
Së dyti, është pak herët për të folur për modelin Ti të RTX 2080, pasi zakonisht ky model del në fund.
Le të fillojmë me çfarë është paraqitur si ‘bordi’ i kartës së ardhshme nga Nvidia, RTX 2080.
Bordi i kartës grafike që shini në foto është i koduar TU104-400-A1 dhe është një mostër kualifikimi që do të thotë se, karta në foto vjen nga njësia e paraformimit.
TU104-400 ka të ngjarë të jetë GeForce RTX 2080.
Bordi është i pajisur me tetë module të memorjes GDDR6, që do të thotë 16 ose 8GB kapacitet.
Lidhjet elektrike mund të jenë, një 6-pin dhe 8-pin ose një çift 8-pin.
Një tjetër lajm ka të bëjë me karakteristikat e serisë RTX 2080.
GeForce RTX 2080 vjen me 8GB memorje GDDR6, ndërfaqeje 256-bit dhe 2944 bërthama CUDA.
RTX 2080 Ti, vjen me 11 GB memorje si GTX 1080 Ti por diferenca qëndron tek shpejtësia që ofron memorja e re GDDR6.
Shpejtësia prej 14Gbps e rrit bandwidth-in me 132 GB/s më shumë se GDDR5X e GTX 1080 Ti, me një total prej 616 GB/s.
Numri i bërthamave CUDA për GeForce RTX 2080 Ti thuhet të jetë 4352, diçka më pak se kartat profesionale Quadro RTX 6000/8000, që kanë plot 4608 bërthama.
Poshtë gjeni dhe tabelën me specifikimet për serinë RTX 2080 ende të pa konfirmuara zyrtarisht.
NordicHardware ka bërë të ditur se RTX 2080 do të jetë e gatshme për porosi duke filluar nga e Hëna e javës që vjen.
Së fundi, paketimet me kartat e serisë RTX 2080 nga disa nga partnerët e Nvidia-s janë shfaqur Online.
Për të theksuar është dizajni rifreskues nga MSI, që kishte kohë që ishte po i njëjti.