Rendimenti i Ryzen 7 PRO 4750G është zbuluar në Geekbench, dhe duket se Proçesori me 8-berthama dhe 16-thread performon mjaft mirë. APU-ja tregon rendiment në rangun e Proçesorit Ryzen 7 3700X, dhe pse është e vështirë të krahasohet në mënyrë objektive në Geekbench, nuk duket keq. 3700X ka katër herë më shumë cache L3 dhe burime shtesë energjie për bërthamat e CPUs. Ryzen 7 PRO 4750G (Renoir) ka të integruar Radeon Vega 8, me frekuenca rreth 2000 MHz. Me tetë CU x64, që përthehet në 512 njësi shaders. Rendimenti për tek bërthamë është pak a shumë i ngjashëm, me 1239 pikë për 4750G, dhe 1266 pikë për 3700X. Në rendimendin multithreaded, 3700X ka një epërsi prej 9151 pikë, kundrejt 8228 pikë për 4750G.