The Witcher 3 Complete Edition përditësohet me mbështetje për Raytracing

The Witcher 3 Complete Edition përditësohet me mbështetje për Raytracing

Përmes një publikim në rrejtet sociale zhvilluesi CD Projekt Red tha se po punon për versionin e gjeneratës së re të The Witcher 3: Wild Hunt! Krijuar për të përfituar nga hardueri më i fuqishëm i Consolave të ri, edicioni i gjeneratës së ardhshme do të shfaqë një sërë përmirësimesh grafike dhe teknike – përfshirë gjurmimin e rrezeve dhe shkurtimin e kohës së ngarkimit – në lojën bazë, si dhe DLC. Versioni i gjeneratës së re të The Witcher 3: Wild Hunt do të lëshohet për PC, Xbox Series X dhe PlayStation 5, si dhe si përditësim falas për të gjithë ata që kanë një kopje të lojës për PC, Xbox One dhe PlayStation 4. Një datë se kur mund të presim versionin e ri, nuk është ende e ditur.