You are currently viewing TSMC planifikon të realizoj 100 Çipe të ndryshëm me proçesin 7nm deri në vitin 2019

TSMC planifikon të realizoj 100 Çipe të ndryshëm me proçesin 7nm deri në vitin 2019

TSMC [shqip: Prodhuesi Tajvanez i Gjysmëpërçuesve] është bërë lideri absolut në prodhimin e teknologjive të reja.
Kompania është në krye të teknologjive të reja të proçesit dhe ofron zgjidhje për disa nga kompanitë me influencë në industrinë, si Apple, NVIDIA, Qualcomm dhe AMD, për të përmendur disa emra.
Kjo udhëheqje në proçesin e teknologjive të reja do të thotë që shumë hartues silici varen tërësisht nga TSMC për prodhimin e produkteve e tyre të reja. kjo është edhe një nga arsyet e rritjes së të ardhurave dhe të fitimit për tremujorin e tret të 2018-s për TSMC.
Deri në fund të këtij viti, TSMC do të ketë realizuar 50 çipe të ndryshëm me proçesin 7nm dhe planifikon të dyfishojë atë numër në 2019.
Por çipet e reja nuk do të bazohen vetëm në proçesin 7nm (që do të përbëjë 20% e të ardhurave të kompanisë deri në vitin 2019); TSMC gjithashtu do të shesë çipe të ndërtuara në proçesin e tyre 7nm+ EUV, i cili do të fillojë prodhimin në 2019.