TSMC nis zhvillimin e proçesit 2nm

TSMC nis zhvillimin e proçesit 2nm

Në një takim me investitor, TSMC deklaroi se ka filluar zhvillimin e proçesit 2-nanometër, raporton Digitimes. Më herët TSMC pati deklaruar se po punonin në proçesin 3nm me një densitet prej 250 milion transistorë për mm2, dhe se do të jetë gati në vitin 2022, tani konfirmohet gjithashtu se po zhvillojnë proçesin 2nm. Natyrisht, proçesi është ende në fazat fillestare të zhvillimit, kështu që nuk ka shumë lajme përtej ekzistencës së tij. Kompania ka akoma për të bërë kalimin tek 5nm dhe më pas do të vijoj me atë  3nm, kështu që kemi akoma një rrugë të gjatë përpara, dhe do të na duhet të presim për të ditur detajet. Ndërkohë, këtë vit do të shohim një rritje të produkteve në 7nm+ dhe produktet e para në 5nm, që do të ketë një rritje shumë më të fortë vitin e ardhshëm me ardhjen e çipeve nga AMD dhe Nvidia. Pastaj në vitin 2022 do të shohim 5nm+ dhe produktet e para në 3nm, kështu që do të shohim shumë ndryshime dhe përmirësime brenda një kohe shumë të shkurtër. Kohe të mira na presin!