You are currently viewing Twitch Shpenzon 90 Milion Dollar Për Të Drejtën Ekskluzive Të Transmetimit Të Kampionatit Overwatch

Twitch Shpenzon 90 Milion Dollar Për Të Drejtën Ekskluzive Të Transmetimit Të Kampionatit Overwatch

Tregu i sporteve-elektronik [e-sport] vazhdon të rritet në audiencë dhe për këtë është e bindur Twitch, një faqe interneti popullore në fushën e transmetimit me përmbajte Gaming, e cila sapo ka shpenzuar 90 milionë dollarë për të garantuar transmetimin ekskluziv, si një palë e tretë, e takimeve të kampionatit Overwatch e planifikuar për dy sezonet e ardhshme.
Ndërsa gjysma e sezonit aktual po transmetohet në shërbimin MLG.tv (pronësi e Activision Blizzard, botuesi i lojës), Twitch do të jetë e vetmja kompani e huaj e autorizuar të transmetojë sfidat e kampionatit, që po zhvillohen në San Francisco.

Burimi: GamingBolt