E3 2020 u anulua për shkak të pandemisë, megjithatë Microsoft dhe Ubisoft njoftuan se ata do të zbulojnë të rejat e planifikuara vetëm nëpërmjet një prezantimi dixhital pa publik. Në deklaratën e ESA për anulimin e E3, u sugjerua që alternativë online në vend të prezantimit me publik. Sidoqoftë, një tweeet nga Phil Spencer tregon që Microsoft do të zhvillojë një prezantim më vete. “E3 ka qenë gjithmonë një kohë e rëndësishme për Xbox Team. Nisur nga ky vendim, këtë vit do të festojmë gjeneratën e ardhshme të lojërave me komunitetin Xbox përmes një prezantimi dixhital. Detaje rreth orarit dhe më shumë në javët në vijim. ”
Ubisoft nuk ka konfirmuar ende asgjë, por aktualisht është “duke eksploruar opsionet për një alternativë online”.