Pasi shpallën Finlandezët e ENCE kampion të finaleve të Pro League të sezonit të tretë të Tom Clancy’s Rainbow Six Siege, që u mbajtën në San Paolo të Brazilit nga data 17 deri 19 Nëntor, Ubisoft shpalli edhe vitin e tretë me mbështetje dhe përmbajtje të reja për Tom Clancy’s Rainbow Six Siege, që do ti ofroj sfida të reja emocionuese të gjithë të apasionuarve.
Viti i tretë do të ndahet në 4 sezone ku do të përfshihen.
-Tetë operatorë të ri nga njësitë më të spikatura kundër-terroriste.
-Dy harta të reja të ambientuara në Itali dhe Marok.
-Një hartë ekzistuese kompletë e rinovuar me një projektim dhe drejtim artistik të ri.
Viti i tretë do të nis me operacionin e koduar ‘Kimera’. Dy operatorët e këtij sezoni janë të specializuar në situata me rrezik të lartë biologjik dhe në katër javë do të përballen me një kërcenim të madh i cili do të jetë edhe evenimenti i parë në kooperativë i lojës, i quajtur Outbreak.
Ky eveniment do të jetë i disponueshëm falas për katër javë për të gjithë lojtarët e Rainbow Six Siege.
Edhe do të përfshijë një mori sendesh kozmetike që do të jenë të disponueshme vetëm gjatë këtij evenimenti.
Për më shumë rreth këtij operacioni dhe evenimenti do të mësojmë gjatë Six Invitational 2018 që do të mbahet në Montreal.
Nga data 12 Dhjetorë të këtij viti do të jetë në gjendje blerja e Season Pass-it të vitit të tretë.
