Ubisoft shpall The Division 2

Ubisoft shpall The Division 2

Me një post në blogun e tij zyrtar, Ubisoft njoftoi se The Division 2 është aktualisht në zhvillim e sipër.
Drejtori krijues, i cili para se të fliste për kapitullin e ri falënderoi ata që mbështetën të parin, tha se që nga fillimi The Division ishte menduar si një “sagë”.
“Ne jemi krenarë të ju njoftojmë se jemi duke punuar në Tom Clancy’s The Division 2,” tha Gerighty. “Zhvillimi udhëhiqet nga Massive Entertainment në bashkëpunim të ngushtë me studiot e tjera të Ubisoft si: Ubisoft Annecy, Redstorm, Reflections, Ubisoft Bukuresht dhe Ubisoft Shanghai”.
“The Division 2 do të bazohet në një version të përditësuar të motorrit Snowdrop që do të na lejojë të realizojmë ambiciet tona për këtë titull. Më e rëndësishmja, do të investojmë të gjithë përvojën e fituar gjatë dy viteve të fundit për të siguruar që çdo gjë të shkojë më së miri.”

Për saj i përket paraqitjes aktuale të The Division 2, na duhet të presim E3 2018 në Qershor.