Valve shpall Half-Life Alyx për VR

Valve shpall Half-Life Alyx për VR

Pas po thuajse më shumë se një dekadë heshtje Vavle bën një shpallje të re në lidhje me serinë e tyre të famshme Half Life, edhe pse shumë mund të jenë të zhgënjyer Half-Life Alyx tashmë është shpallur dhe to të dal në Mars të vitit që vjen për realitetin virtual [VR]. Loja do të ketë karakteristikat e serisë Half-Life, edhe pse nuk është episodi i tretë i shumëpritur i serisë. Eksplorimi i botës, zgjidhja e enigmave, luftime dhe një histori jashtëzakonisht komplekse që lidhet me të gjithë personazhet ikonë të serisë. Ngjarjet e Half-Life Alyx zhvillohen në mes të Episodit të parë dhe të dytë me Alyx si protagonist. Alyx Vance, së bashku me babanë Eli, drejtuan rezistencën “ndaj okupimit brutal të Tokës nga një racë misterioze e huaj e njohur si Combine“. Qëllimi do të jetë “të shpëtojmë të ardhmen e njerëzimit”.

Fatkeqësisht loja nuk mund të luhet pa një vizor të realitet virtual pasi siç ka shpjeguar edhe programuesi Robin Walker, loja është zhvilluar me realitetin virtual në mendje dhe një konvertim i saj do të prishte mekanikën e saj. Sidoqoftë, Valve nuk po imponon përdorimin e një pajisje të caktuar, Half-Life Alyx  do të funksionoj me Oculus Quest, HTC Vive, Windows Mixed Reality e të tjerë.