Bethesda po teston fansat e tyre më shumë mënyra me lojën e ardhshme të Fallout 76.
Së pari, mësuam se loja është një përvojë online pa një fushatë single-player.
Pastaj erdhi lajmi i një ekskluzive (të paktën në dalje) të përdorimit të Bethesda.net në vend të Steam për platformën e PC.
Interesi për lojën është mediokër, të paktën nga përshtypjet e komunitetet online të lojërave, dhe sot mësojmë se versioni Platinum i Fallout 76 kushton 115$ dhe nuk përfshin as lojën aktuale!
Përveç këtij versioni ekzistojnë dhe të tjerë nga ku ai bazë prej 60$, një version 80$ ‘Tricentennial’, dhe një version edhe më i shtrenjtë prej 200$ ‘Power Armor’. Versionet në fjalë të gjitha përfshijnë lojën.
Bethesda po vendos një precedent të rrezikshme këtu me këto materiale të bazuara në një lojë online që nuk ka dal akoma, dhe gjithçka që mund të bëjmë është të votojmë me kuletat tona duke i mbajtur ato të mbyllura.
