You are currently viewing Watch Dogs në PC mund të luajë me grafikën e E3 2012

Watch Dogs në PC mund të luajë me grafikën e E3 2012

Duke patur parasysh që PC është një platformë hardware dhe software me fuqi të palimituar (krahasuar me konsolat) një modifikues ka gjetur rregullimin e grafikës së Watch Dogs, në mënyrë që të jetë i ngjashëm me trailerin që kemi parë në E3 2012.
Shumë nga lojëtaret e Watch Dogs u ankuan, me shumë të drejtë, për grafiken shumë të ulët të PC krahasuar me E3 para 2 vitesh, mundësisht grafika duhet të ishte me lart jo më poshtë. Por duke qenë se konsolat “next generation” janëe jashtë mode që në momentin e daljes Ubisoft vendosi ti mbyllë rrugën edhe gamer-ave të PC me kompjuterat super të fuqishëm të luanin një lojë të shumëpritur me një grafikë skandaloze në mënyrë që të mos mërziteshin konsolistat. Kjo është e padrejte sepse një gamer në PC harxhon shumë më shumë buxhet për kompjuterin sesa një konsolist. Pa llogaritur faktin një PC mesatar është shumë më i fuqishëm sesa një konsole. Mundësisht për të njëjtin çmim me një konsole mund të ndërtohet një PC më i fuqishëm.

Gjithsesi pa shume fjalë më poshtë jane disa foto nga vetë loja me grafikën e modifikuar si dhe linku për shkarkimin e modifikimit.

Ndiqni linkun per te gjithe info: http://forums.guru3d.com/showthread.php?t=390114

Po, për pak harrova:

PC-Gaming-Master-Race

Kjo është vetëm për shaka, ne i duam të gjithë, por PC mbetet PC, dmth personal.