Western Digital shfaq prototipin SSD portativ 8TB

Western Digital shfaq prototipin SSD portativ 8TB

Në CES Western Digital po shfaq prototipin SSD me kapacitetin më të lartë në botë plot 8TB dhe me madhësinë e një xhepi. Prototipi përdor një ndërfaqe SuperSpeed USB 20Gbps. Kompania po lëshon gjithashtu njësinë 1TB SanDisk Ultra Dual Drive Luxe USB Type-C për telefon smart dhe laptopë.

“Konsumatorët gjenerojnë më shumë material se kurrë dhe kërkojnë zgjidhje më të avancuara për t’i ndihmuar ata të kapin, ndajnë dhe menaxhojnë të gjitha. Prioriteti ynë kryesor është t’i fuqizojmë duke u dhënë atyre kontroll të plotë mbi materialin e tyre, kështu që ata e flenë mendjen se materiali i tyre është i ruajtur i siguritë dhe i disponueshëm në majë të gishtave të tyre kur dhe ku ata kanë nevojë për të,” tha David Ellis, nnënkryetar, marketingu i produkteve, Western Digital.