Windows 8.1 Update erdhi, sapo mbaroi dhe suporti për Windows XP

Windows 8.1 Update erdhi, sapo mbaroi dhe suporti për Windows XP

Microsoft më në fund i këputi lidhjet me Windows XP në të njëjtën ditë që nxorri edhe update (përditësimin) për Windows 8.1 për ta bërë më të pranueshëm dh më të thjeshtë për desktop dhe laptop.

windows-xp-pro

Mirupafshim Windows XP

Windows XP ishte me ne për më shumë se një dekadë dhe është akoma zemra e më shumë se çereku i kompjuterave me Windows. Ishte një nga sistemet më të suksesshme deri më sot por Microsoft duhet ta ndalojë suportin e tij. Gjithsesi përditësimet e sigurisë për Microsoft Security Essentials në XP do të vazhdojnë edhe për një vit tjetër.

Shumë njerëz e përdorin XP sepse pak a shumë i përmbush të gjitha nevojat e tyre. Ndryshe nga sistemet operative para saj, XP mund të përdoret pa bërë crash për ditë, javë apo edhe muaj. Gjithashtu edhe pjesa më e madhe e programeve për Windows vazhdon të jetë kompatibël me Windows XP.

Fatkeqësisht Windows XP është dizenjuar në një kohë më të thjeshtë kur njerëzit sapo kishin filluar të përdornin internetin. Versionet e mëvonshme të Windows XP (SP1, SP2, SP3 dhe të gjithë update e tjera) mundësonin që të bënin rritjen e sigurisë dhe stabilitetit duke e bërë më të fortë dhe gjithashtu duke rritur sigurinë në ruajtjen nga malware të ndryshme që mund të shkarkoheshin nga interneti.

Nqs nuk jeni gati të kaloni në Windows 7, Windows 8/8.1, Ubuntu apo në ndonjë sistem tjetër operativ, kjo është koha të kaloni nga Internet Explorer në Chrome apo Firefox, apo në ndonjë shfletues tjetër, si dhe të ndryshoni antivirusin tuaj në ndonjë program tjetër që do të vazhdojë me përditësimet si AVG FreeAvastAvira, ose BitDefender.

Përshëndetje Windows 8.1 Update

Nëse jeni në Windows 8 ose 8.1, përditësimi i fundit i Microsoft është rrugës dhe është falas.

Ndryshime kyçe përfshijnë:

  • Nëse përdorni mouse Windows do të detektojë automatikisht dhe do të vendosë një shirit mbi aplikacionet moderne të Metro nga i cili mund të beni mbylljen apo minimizimin e aplikacionit.
  • Opsionet e fikjes dhe restart tani janë në cepin lartë-majtas të Start, kështu tani nuk do të keni më nevojë të lëvizni mouse në ndonjë cep të ekranit dhe të kapni veshin nga mbrapa për të fikur PC tuaj.
  • Tani ka plot mënyra të tjera për të bërë organizimin e Start.

Këto përditësime janë drejt rregullimit të mëtejshëm të sistemit për ta bërë sa më të pranueshëm dhe sa më afër eksperiencës që kemi patur deri më sot, por duke e bërë shumë të rehatshëm edhe për ekranet me prekje.