Zbulohen Çmimet e Linjës R7 Të Proçesorëve AMD

Zbulohen Çmimet e Linjës R7 Të Proçesorëve AMD

S’kalon ditë pa pasur diçka të re rreth proçesorëve RYZEN nga AMD, kjo pasi tashmë javë na ndajnë nga dalja e tyre në treg.
Kësaj radhe lajmi vjen nga një faqe Spanjolle elchapuzas informatico, e cila pretendon që ka zbuluar çmimet e proçesorëve R7.
Kini parasysh se çmimet e pasqyruara në artikull janë të bazuara në sistemin fiskal Spanjoll, çka do të thotë se për vendet e tjera [sidomos për Shqipërinë] çmimi s’do të jetë i njëjti.

AMD Ryzen R7 1800X

Ky Proçesorë është ajka e linjës RYZEN, me 8-kor dhe 16-HT, për saj i përket frekuencave edhe nga ky burim i ri nuk kemi ende të dhëna finale.
Por dimë se, ato bazë janë 3.6 GHz, dhe flitet se turbo do të jetë 4.0GHz.
R7 1800X është proçesori që AMD ballafaqojë kohë më parë me i7-6900K me vlerën prej 1200 euro, sipas elchapuzas informatico R7 1800X do të kushtojë 599.99 euro.

AMD Ryzen R7 1700X

I ngjashëm me R7 1800X por me frekuenca më të ulëta, me turbo 3.80GHz por ende të pa zyrtarizuara.
Ajo që dihet është se R7 1800X dhe R7 1700X do u drejtohen tregut entuziast, dhe R7 1700X do të kushtojë 469.99 euro.

AMD Ryzen R7 1700

Dhe më në fund arrimë tek proçesori për lojëra, edhe ky i ngjashëm me të tjerët me 8-kor dhe 16-HT, por me turbo akoma më të ulët 3.70 GHz.
R7 1700 ka një TDP prej vetëm 65W, dhe do të kushtojë 389.95 euro, aty me i7 7700K të intel.
Edhe pse rendimenti mund të jetë pak më i ulët në instruktim për kor për shkak të frekuencave të ulëta, flitet për një proçesorë që ofron 8-kor kundrejt 4-kor të intel dhe gjithashtu me konsumë energjik më të ulët.

Megjithatë duhet pritur për testime nga mediat e pavarura, pasi deri më tani kemi parë vetëm rezultate nga vet AMD, që për më tepër nuk përfaqësojnë produktin final por prototip.