You are currently viewing Zbulohen karta të reja GeForce GT 1030 me memorje DDR4

Zbulohen karta të reja GeForce GT 1030 me memorje DDR4

GeForce GT 1030, tashmë ofrohet edhe me memorje DDR4, përveç asaj tipike me GDDR5.

Memorja më e ngadaltë ulë edhe rendimentin, pasi DDR4 teknikisht xhiron në 16 GB/s, shumë herë më e ulët sesa modeli aktual me GDDR5 që xhiron në 48 GB/s.
Po ashtu, edhe shpejtësia e frekuencave është afërsisht 5% më e ngadaltë.
Me sjelljen e DDR4 përfiton vetëm TDP-ja, tepër e ulët tashmë, 20 deri në 30 vat.
Edhe pse çmimet ende nuk dihen modelet DDR4 do të jenë më të lira se ato aktuale me GDDR5.