You are currently viewing Zbulohen Kërkesat Për Assassin’s Creed Origins

Zbulohen Kërkesat Për Assassin’s Creed Origins

Ubisoft ka zbuluar kërkesat për lojën e tyre të shumë pritur Assassin’s Creed Origins.
Siç është theksuar në këtë blog post, Ubi sugjeron kërkesat minimale në linjë me “Assassin’s Creed Syndicate” të vitit 2015, nga këto kërkesa pritet një përvojë 720p dhe 30 fps, nëpërmjet opsionit të përcaktimit të auto-zbulimit të lojës.
Për më tepër, lojtarët me Hardware më të fuqishëm “kanë mundësinë të luajnë në 4K 30fps e lartë, ose rezolucione standard si 1080p ose 1200p 30 fps e lart”, theksoi studio producenti.
Mesa duket Ubisoft nuk ka shumë besim se cili konfigurim arrin 60fps kështu që ka vendosur 30fps si bazik, për më tepër kërkesat e këshillueshme janë të bazuara në ‘high’ preset e jo ‘ultra’, çka na bënë të dyshojmë rreth optimizmit të lojës pasi GTX 660 dhe GTX 760 kane vetëm 20% diferencë.
Në një lojë si kjo me botë të hapur normalisht pritet më shumë nga proçesroi se karta grafike, por në shumë raste mund të kthehet në pengesë duke i limituar potencialin kartës grafike.
Loja pritet të dalë me 27 Tetor 2017, kërkesat janë si më poshtë.

Minimale

OS: Windows 7 SP1, Windows 8.1, Windows 10 (64-bit).
CPU: Intel Core i5-2400s @ 2.5 GHz ose AMD FX-6350 @ 3.9 GHz ose të ngjashëm.
GPU: NVIDIA GeForce GTX 660 ose AMD R9 270 (2048 MB VRAM me Shader Model 5.0 e lart).
System RAM: 6GB.
Resolution: 720p.
Video Preset: Lowest.

Të këshillueshme

OS: Windows 7 SP1, Windows 8.1, Windows 10 (64-bit).
CPU: Intel Core i7- 3770 @ 3.5 GHz ose AMD FX-8350 @ 4.0 GHz.
GPU: NVIDIA GeForce GTX 760 ose AMD R9 280X (3GB VRAM me Shader Model 5.0 e lart).
System RAM: 8GB.
Resolution: 1080p.
Video Preset: High.