Zbulohen të dhënat e një prej Proçesorëve të ardhshëm të intel

Zbulohen të dhënat e një prej Proçesorëve të ardhshëm të intel

Në njoftimin më të fundit për shtyp, ku MSI paraqiti veçorinë e re Re-Size BAR [AMD Smart Access Memory] për bordet e serisë 400 , kompania gabimisht publikoi një pamje të ekranit me softuerin CPU-Z duke shfaqur të dhënat e një prej Proçesorëve të gjeneratës së  11-të e quajtur Rocket Lake-S. Fotoja konfirmon që kjo mostër e veçantë inxhinierike që përmban 8-bërthama dhe 16-threads ka një shpejtësi prej 3.4 / 4.3 GHz. Por, meqenëse shumëzuesi maksimal është 50, frekuencat turbo duhet të jetë 5.0 GHz.  Mostra inxhinierike Rocket Lake-S mbështet teknologjitë  AVX512F dhe SHA, të cilat nuk ishin prezent në serinë e kaluar. Gjithashtu, zbulohet dhe konsumi prej 125W. Për më tepër, kjo foto konfirmon se Proçesorët e ardhshëm të intel do të funksionojnë  në bordet aktuale të serisë 400.