Zbulohet Familja E Proçesorëve RYZEN – Plot 17 Modele Priten Të Dalin Në Treg Duke Filluar Nga Data 2 Mars 2017

Zbulohet Familja E Proçesorëve RYZEN – Plot 17 Modele Priten Të Dalin Në Treg Duke Filluar Nga Data 2 Mars 2017

Ndryshe nga Intel, i cili ka një skemë të parashikueshme të familjes së proçesorëve, ato të familjes së re RYZEN të AMD-së kanë qenë të mistershme.
Një site kinez ‘Coolaler’ ka publikuar dhe më pas fshirë një listë të plot të familjes RYZEN.
Duke filluar nga 2 marsi i këtij viti AMD do të nxjerrë në treg proçesorët e parë nga një katalog prej 17 modelesh.
Ku përfshihen pesë 8-kor, katër 6-kor, dhe tetë 4-kor çipe.
Duke filluar nga ajka RYZEN R7 1800X, i ndjekur nga R7 1800 Pro, R7 1700X, R7 1700 Pro, dhe R7 1700.
Është e pa qartë se çka përfaqëson varianti PRO, gjithashtu frekuencat R7 nuk janë ende finalizuar, me gjithë atë ‘Coolaler’ sugjeron 3.0GHz ~ 3.6GHz si bazë, kështu që mund të hamendësojmë se turbo mund të jetë mbi 4Ghz.

Në nivelin e mesëm pra AMD R5, gjemë proçesorët 6-kor me 12 [HT] ose ‘Simultaneous multithreading’ [SMT] siç e quan AMD dhe 4-kor 8 [HT].
Dy nga katër nga një total prej tetë modelesh ku përfshihen: R5 1600X, R5 PRO 1600, R5 1500, R5 PRO 1500, R5 1400X, R5 PRO 1400, R5 1300, R5 PRO 1300, kanë një variant ‘X’ për 1600 dhe 1400.
Frekuencat bazë fillojnë nga 3.2GHz deri në 3.5GHz, dhe me turbo ende të pa specifikuar.

Për saj i përket nivelit hyrës AMD R3, gjemë proçesorët 4-kor me 4 [HT], duke na konfirmuar faktin se AMD nuk do të nxjerrë dual-kor këtë gjeneratë.

AMD ka konfirmuar në shumë raste gjatë Muajt të shkuar datën e nxjerrjes në treg, në fillim pritet të dal ajka e proçesorëve R7 [2 Mars 2017], dhe më pas modelet e tjera.