BizGram një shpërndarës në Singapor ka publikuar listën e serisë Ryzen 3000 bashkë me çmimet për çdo pjesë [Normalisht në valutën e dollarit të Singaporit]. Edhe pse në këtë pikë mund të quhet thjesht spekulim, publikimet e BizGram kanë rezultuar të jenë të vërteta në të shkuarën, si p.sh zbulimi i serisë 9000 të Proçesorëve intel.
Seria Ryzen 3000 është e ndërtuar në proçesin 7nm, thuhet se Proçesori i par që do të dal në treg, do të vij me 8-Bërthama dhe 16-Threads. dhe me një frekuencë diku tek 5 GHz, normalisht që gjithçka mbetet për t’u parë.
Edhe pse të gjithë do të donin që këto Proçesorë të dilnin sa më shpjet, nuk është e mundur. Është e vështirë të thuhet se pse dhe si kjo listë është zbuluar kaq shpejt. Proçesorët Ryzen 3000 priten të dalin në treg diku nga vera e këtij viti, me daljet e para duke filluar nga 7 Korriku.