Emri i dobësisë së re në sigurinë e Proçesorëve Intel është pak sa ironik, pasi në të shkuarën patëm thënë se problemi qëndron në arkitekturë, dhe me shumë gjasa Meltdown dhe Spectre do të ishin veç se fillimi.
Ja pra, Spoiler alert! 😀 Zbulimi vjen nga Instituti politeknik i Worcester dhe universiteti Lübeck. Behet fjale për një rrjedhje në hartimin e faqeve të memorjes së punës, duke lehtësuar kështu sulmet nga jashtë. Për të kryer detyrat sa më shpejtë, aplikohet zbatimi spekulativ në proçeset e memorjes së punës. Në këtë rast, të dhënat nga memorja e punës tashmë janë të ruajtura paraprakisht me të ashtuquajturat ‘ngarkesa dhe sistemimi i udhëzuar’. Megjithatë, nëse nuk ekziston një adresë fizike e memorjes, të dhënat rrjedhin përgjatë kohës – koha që duhet për të arritur një adresë fizike të memorjes si pas studiuesve, është pak sekonda fal Rowhammer, dhe javascript.
Intel është njoftuar për problemin më datën 1 Dhjetor. Sipas studiuesve, një zgjidhje nëpërmjet një përditësimi të softuerit është pothuajse e pamundur dhe mund të korrigjohet vetëm me një rregullim në arkitekturë. çka do të çojë në rendiment më të ulët. Ndërkohë në krahun AMD, Proçesorët e tyre nuk janë të prekur nga këto sulme.
Burimi: Guru3d.