Koreanët e HardwareBattle kanë testuar një mostër fillestare të Radeon RX Vega 64 të personalizuar nga SAPPHIRE.
Karta grafike e pa shpallur zyrtarisht nga vet SAPPHIRE, duket të jetë gjigante me një paraqitje estetike solide.
Ajo zë tre fole në bord, dhe vjen me mbështetës, ç’ka na sugjeron që pesha është e konsiderueshme.
Sistem ftohës është i përbërë nga tre ventilatorë, nga ku dy 95mm me ndriçim led, dhe një 85mm.
Për të ushqyer këtë bishë, nevojiten plot tre lidhës 8-pin, specifikimet përfundimtare dhe data e daljes në treg nuk dihen ende.
