Zgjidh Problemet Me FPS-n E Ulët Në Sniper: Ghost Warrior 3 Për Nvidia Dhe AMD

Zgjidh Problemet Me FPS-n E Ulët Në Sniper: Ghost Warrior 3 Për Nvidia Dhe AMD


Pas ankimeve të shumta rreth FPS-s së ulët në betan e Sniper: Ghost Warrior 3, CI Games ka publikuar një zgjidhje të përkohshme për përdoruesit Nvidia dhe AMD.

Për Nvidia.
1. Hap Nvidia Control Panel
2. Hap ‘Manage 3D settings’ në tabin ‘3D settings’
3. Kërko ‘Vertical Sync’ dhe vendose ‘Fast’
4. Ruaj ndryshimet

Për AMD
1. Hap AMD Radeon Settings
2. Hap tabin ‘Gaming’
3. Hap ‘Global Settings’
4. Kërko ‘Wait for Vertical Refresh’ dhe vendose ‘Always on’

Gjithashtu CI Games këshillon të përdoren Driver-at e fundit, për Nvidia GeForce Hotfix 378.57 për AMD Radeon Software Crimson ReLive Edition 17.1.2